Home / Lajme / Maqedoni / Kërkesa për shqyrtimin e rasteve të montuara politike në Maqedoni

Kërkesa për shqyrtimin e rasteve të montuara politike në Maqedoni

15 mars-Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev deklaroi se ka audioregjistrime që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe vrasjen e Harun Aliut, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të përmbajnë këto materiale.

Organizata për të drejtat e njeriut dhe veteranë të UÇK-së kërkojnë që në agjendën e zgjidhjeve të krizës në Maqedoni të jenë edhe zbardhja e rasteve të montuara politike.

Organizata për të drejtat e njeriut dhe veteranë të UÇK-së kërkojnë që në agjendën e zgjidhjeve të krizës në Maqedoni të jenë edhe zbardhja e rasteve të montuara politike.

Organizata OBRIE thekson se më qëllim të rritjes së besimit ndaj institucioneve dhe sidomos në raport me shqiptarët duhet të trajtohen dhe të shqyrtohen të gjitha rastet e dyshimta të proceseve gjyqësore që kanë të bëjnë kryesisht me ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe raste të tjera të montuara.

“Më në fund doli në sipërfaqe e vërteta e funksionimit të gjyqësorit dhe metodat e sjelles së vendimeve të ndikuara plotësisht nga politika ditore dhe interesat e saj. Është momenti kyç që në kuadër të agjendës së zgjidhjeve për krizën politike, të përfshihen edhe të gjitha rastet e dyshimta që kanë të bëjnë me procese gjyqësore, përmes së cilave janë shqiptuar dënime drakonike dhe me burgime të përjetshme për dhjetëra shqiptarë. Kjo mund të ndodhë pasi që disa nga rastet akoma nuk kanë shterrur të gjitha instancat gjyqësore, apo palët e dëmtuara vijojnë me procesin e animimit për dënime të padrejta” , bën të ditur për INA në një deklaratë OBRIE (Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropiane).

Sipas OBRIE, ky momenti është kyç dhe duhet të shfrytëzohet nga shqiptarët, sepse në këtë proces do të përfitojnë shumë personalitete dhe aktivistë maqedonas të politikës, ish- veteranë të forcave të sigurisë si[ është rasti me Lube Boshkovskin dhe të tjerë.

Ndër rastet që duhet të përfshihen në skemën e shqyrtimit janë “Monstra”, “Sopoti”, vrasja e ish-komandantëve të UÇK-së si Harun Aliu-Kushtrimi, Isa Lika, dhe shumë raste që ngarkojnë ish-luftëtarë të UÇK-së një pjesë e të cilëve po vuajnë dënimin nëpër burgjet e Maqedonisë, ndërsa disa prej tyre edhe kanë ndrruar jetë gjatë vuajtjes së dënimit.

Avokati i njohur shqiptar Idajet Beqiri thekson se në këtë periudhë të aferës së përgjimeve, doli në shesh rënia e sistemit gjyqësor dhe kapja e shtetit.

“Këto fakte dhe të dhëna në gjuhën juridike konsiderohen rrethana të zbuluara dhe dala rishtazi. Në këtë aspekt të gjithë personat që kanë vuajtur dënimet nga burgimet e padrejta, kanë të drejtë ligjore të kërkojnë prej Gjykatës rishikimin e vendimeve gjyqësore të dhëna. Dhe përveç pafajësisë, ata do të kërkojnë edhe dëmin ekonomiko -financiar dhe psikologjik, moral e dhimbjen shpirtërore që kanë pësuar nga burgimi i padrejtë”, deklaroi për INA, avokati Idajet Beqiri, i njohur edhe si ish-përfaqësues politik i FBKSH (Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptar) gjatë periudhës në ekzil.

Edhe Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni (IGFM) kërkon që kjo çështje të jetë pjesë e zgjidhjeve në pako me reformat më të thella në gjyqësor. Nga kjo organizatë theksojnë se do të japin mbështetje në rastin e zbardhjes së plotë të rasteve të dyshimta dhe montuara politike. Por deri tani dy organizatat e veteranëve të UÇK-së nuk kanë dalur gjithashtu me një kërkesë publike për shqyrtimin e të gjitha rasteve të montuara që kanë të bëjnë kryesisht me ish-pjesëtarë të UÇK-së dhe raste të tjera.

Kryetari i partisë opozitare maqedonase LSDM, Zoran Zaev deklaroi se ka audioregjistrime që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” dhe vrasjen e Harun Aliut, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të përmbajnë këto materiale. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *