Home / Lajme / Rajon / Kryeministri kosovar Mustafa për vizitë në Shqipëri

Kryeministri kosovar Mustafa për vizitë në Shqipëri

9 mars-Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, njoftojnë mediat kosovare.

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucionalë dhe politikë të Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *