Home / Lajme / Botë / Kush mund te fitoje ne Eurovizion 2015?

Kush mund te fitoje ne Eurovizion 2015?

27 Mars – Faqja Oikotimes.com na njeh me të favorizuarit: Suedia, Italia dhe Estonia janë shtetet që mund ta fitojnë çmimin e madh.

Të favorizuarit për çmimin e madh të edicionit të 60-të të festivalit “Eurovision Song Contest” deri më datën 25 mars janë Suedia, Italia dhe Estonia.

Faqja Oikotimes.com na njeh me të favorizuarit: Suedia, Italia dhe Estonia janë shtetet që mund ta fitojnë çmimin e madh. Azerbajxhani, Mbretëria e Bashkuar, Australia, Rusia, Finlanda, Sllovenia dhe Norvegjia bëjnë pjesë në dhjetëshen më të mirë të festivalit. “Çfarë thonë sondazhet” është një postim i faqes, i cili do të përditësohet çdo javë deri në finalen e madhe të Vjenës, transmeton shekulli.

Përsa u përket gjysmëfinalistëve të natës së parë, Armenia, Rumania, Serbia, Shqipëria, Bjellorusia, Danimarka, Maqedonia, Gjeorgjia, Greqia dhe Hungaria duken kualifikueset më të mundshme nga gjysmëfinalja e parë, ndërsa Suedia, Mali i Zi, San Marino, Qipro, Republika Çeke, Islanda, Irlanda, Izraeli, Letonia dhe Lituania janë më kandidatet më të mundshme për në gjysmëfinalen e dytë.

“Europrediction” i ka parashikuar fituesit e festivalit për 4 vjet rresht: Në këtë fazë të votimit për gjysmëfinalet, Estonia dhe Suedia janë zgjedhur fitues nga më tepër se 18.200 votues.

Rezultatet bazohen edhe tek opinionet e lexuesve, sipas të cilëve, Italia, e ndjekur nga Spanja janë finalistët më të favorizuar në radhët e fansave.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *