Home / Sport / Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Armenisë

Ky pritet të jetë formacioni i Shqipërisë ndaj Armenisë

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë edhe njëherë do t’i besoj sistemit 4-5-1, dhe kësaj radhe kërkon të fitoj me të.

Mungesat e shumta kanë bërë që italiani të ketë kokë dhimbje pasi njëri nga lojtarët më të rëndësishëm, Mërgim Mavraj është lënduar ndërsa Arlind Ajeti dhe Naser Aliji nuk kanë drejt loje pasi nuk iu është rregulluar dokumentacioni nga UEFA.

Në portë i padiskutueshëm është Etrit Berisha, ndërsa mbrojtja do të jetë mes Hysajt, Agolli në krahë, Cana në qendër së bashku me Currin ndonëse mund të luajnë në vend të tij njëri nga Lila-Xhaka.

Në mesfushë do të mbetet jashtë top shënuesi më i mirë i kampionatit zviceran, Shkëlzen Gashi dhe talenti i madh Herolind Shala. Treshja e mesfushorëve përbëhet nga Abrashi, Kukeli dhe Memushaj i cili ende nuk është dëshmuar në Kombëtare, ndërsa nga krahët janë Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka, por ky i fundit nëse aktivizohet në qendër të mbrojtjes atëherë vendin e tij do ta zë njëri nga Roshi-Lila.

Sulmi kësaj radhe do t’i besohet sulmuesi të fuqishëm Sokol Cikalleshi dhe Balaj, Salihi dhe Sadiku do të presin rastin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *