Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja ka zgjeruar paditë penale ndaj krerëve të drejtorive sekrete

LSDM-ja ka zgjeruar paditë penale ndaj krerëve të drejtorive sekrete

5 mars-“Kjo është paralajmërim i asaj që do të vijojë në periudhën në vazhdim, të cilën e kemi paralajmëruar disa herë si opozitë, të shihni se si ishin zgjedhjetdhe pse rezultatetzgjedhore ishin të tilla.Kjo është vetëm indikacion se kemi edhe gjëra të tjera lidhur me këtë tezë”, u shpreh StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

LSDM-ja kërkon zgjerimin e padisë penale kundër drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim SashoMijallkov dhe drejtorit të Drejtorisë së PestëGoranGruevski, për përgjimin e paautorizuar të krerëve më të lartë opozitarë. Zv.kryetarjaRadmillaShekerinska, ish kandidati presidencial StevoPendarovski, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së OliverSpasovski, kreu i Komunës Qendër AndrejZhernovski dhe kryetari i PRSD-së TitoPetkovski dorëzuan dëshmi të reja në Prokurori për përgjimin disavjeçarë ndaj tyre dhe keqpërdorimin e përgjimeve për qëllime politike.

“Shpresojmë se padia e zgjeruar nuk do ta ketë fatin e padisë fillestare, për të cilën deri tani nuk kemi asnjë haber se çfarë ndodh dhe pse Prokuroria deri tani nuk vepron aspak në bazë të asaj që është dorëzuar prej disa ditësh. Nuk kemi besim te njerëzit që drejtojnë aktualisht këtë institucion, por besojmë se të gjithë të tjerët, mes të cilëve ka kuadro profesionalë dhe njerëz të virtytshëm, kësaj radhe nuk do të heshtin dhe në interes të ardhmërisë sonë të përbashkët më të mirë, do të veprojnë në bazë të padisë, do ta procedojnë dhe do t’i sanksionojnë ata që kanë bërë këtë vepër të keqe kundër popullit”, deklaroi StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Pendarovski theksoi se është përgjuar vazhdimisht që nga shkurti i vitit 2011, 3 vjet përpara se të zyrtarizohej si kandidat për president i opozitës. Kjo, sipas tij, është vetëm një prej dëshmive se institucionet e shtetit janë vënë në shërbim të plotë të partisë në pushtet për manipulimin e zgjedhjeve.

“Kjo është paralajmërim i asaj që do të vijojë në periudhën në vazhdim, të cilën e kemi paralajmëruar disa herë si opozitë, të shihni se si ishin zgjedhjetdhe pse rezultatetzgjedhore ishin të tilla.Kjo është vetëm indikacion se kemi edhe gjëra të tjera lidhur me këtë tezë”, u shpreh StevoPendarovski, ish kandidat për kryetar shteti.

Si dëshmi materiale, funksionarët e LSDM-së kanë dorëzuar CD dhe transkriptime të bisedave të përgjuara, për periudhën nga vitit 2011 deri në 2014. Duke komentuar krizën politike, Pendarovski vlerësoi se zgjidhja e kësaj krize mund të bëhet vetëm me mjete politike dhe me ndërmjetësim aktiv të faktorit ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *