Home / Lajme / Maqedoni / Mbahen Karnevalet Ilire të Bozovcës

Mbahen Karnevalet Ilire të Bozovcës

Tetovë, 15 Mars – Me një manifestim solemn të (dielën) në fshatin Bozovcë të Tetovës është shënuar dita e pranverës.

Me këtë rast fshat është mbajtur edhe manfestimi tradicional i titulluar “Karnevalet ilire të Bozovcës”. Këtë festë tradicionale me histori gati 3 mijë vjeçare, që daton nga kohërat e lashta ilire dhe e trashëguar deri tek brezat e rinj, banorët e Bozovcës pavarësisht kushteve të vështira kanë arritur ta ruajnë si traditë. Të veshur me gëzofë dhe lëkurë prej deleje, ata nga 11 e deri më 21 mars besojnë se do t’i trembin gjërat e këqija dhe shpirtrat e këqij që të qëndrojnë sa më larg fshatit, që të mos dëmtojnë burimet e ekzistencës së banorëve të këtij vendi, pohojnë banorë të këtij fshati, njofton Televizioni Koha.

Komuna e Tetovës edhe këtë vit ka përkrahur organizimin e karnevaleve të Bozovcës që u mbajtën të dielën në këtë fshat të malësisë.

“Karnevalet e Bozovcës”, cilësohen si ngjarje e rëndësishme kulturore që reflektojnë traditën shekullore të banorëve të Malësisë së Tetovës. Më parë kjo festë në të njëjtën mënyrë është mbajtur edhe në fshatrat tjerë të malësisë së Tetovës si Liseci,Veshalla dhe Shipkovica, por sot kjo organizohet vetëm në Bozovcë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *