Home / Lajme / Rajon / Mbledhja e qeverive shqiptare, Shkupi dhe Presheva me porosi

Mbledhja e qeverive shqiptare, Shkupi dhe Presheva me porosi

23 mars-
Ndërsa, Lëvizja “Vatra” që përfaqëson çështjen e shqiptarëve të Luginës së preshevës kërkoi nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të fokusohen tek zhvillimet shqetësuese në Luginën e Preshevës,.

Shqiptarët e Maqedonisë dhe Luginës kërkojnë fokusimin e Tiranës dhe Prishtinës për problemet e tyre.

Në Tiranë sot zhvillohet mbledhja e përbashkët e Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas paralajmërimeve zyrtare, në këtë takim të përbashkët të dy qeverive shqiptare do të firmosen mbi 10 marrëveshje, që një ndërlidhje më të fuqishme se deri tash, kryesisht në planin ekonomik, infrastrukturor dhe në fushat si turizmi, arsimi dhe kultura.

Mbledhja e dytë e radhës midis dy Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës sot në Tiranë, përveç karakterit ceremonial pritet të jetë më produktive për sa i përket përmbushjes së detyrimeve që dalin nga dokumenti i partneritetit strategjik nga mbledhja e Prizrenit e 11 janarit të vitit 2014.

Kryeministri Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur të rëndësishme ditën e sotme kur në Tiranë pritet të mblidhen dy Qeveritë, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

“Nesër ditë shumë e rëndësishme për të vendosur të hedhim hapa të tjerë përbashkues në mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Dy Qeveritë do të spikasin çështje të një bashkëpunimi më të prekshëm në zonat kufitare duke krijuar parakushtet për një plan të unifikuar zhvillimor në komunat si Gjakovë, Tropojë, Has, Prizren, Kukës. Ky përkushtim i Qeverive ndërlidhet edhe me frymën e procesit të Berlinit ku tashmë në projektet përbashkuese janë futur edhe vendet e tjera të Ballkanit perëndimor.

Zërat nga Shkupi dhe Presheva

Lëvizje qytetare nga Maqedonia dhe Lugina e Preshevës kanë kërkuar që nga kjo mbledhje e përbashkët të jepen mesazhe të qarta dhe mbrojtëse edhe për shqiptarët në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës.

Nëpërmjet rrjeteve sociale në Maqedoni, qindra shqiptarë kanë shkruar se Tirana dhe Prishtina duhet të fokusohen edhe tek zhvillimet në Maqedoni dhe sidomos për gjendjen dhe fatin e shqiptarëve.

Nga kjo mbledhje kërkohet një mesazh i qartë lidhur me krizën politike në adresë të autoriteteve politike dhe shtetërore maqedonase, por edhe të partive politike shqiptare.

Ndërsa, Lëvizja “Vatra” që përfaqëson çështjen e shqiptarëve të Luginës së preshevës kërkoi nga Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të fokusohen tek zhvillimet shqetësuese në Luginën e Preshevës,.

“Takimi i nesërm i dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë duhet të jetë një pikënisje për t’u marrë më seriozisht me problemet e qytetarëve të Kosovës Lindore, të atyre që jetojnë në Kosovë dhe të atyre që jetojnë në Shqipëri”, thuhet në letrën e Vatrës, e së bashku me disa shoqata të tjera alarmon shlyerjen e shqiptarëve të Luginës nga evidencat e dokumentacioneve të Ministrisë së Brendshme, duke i hequr shtetësinë e Serbisë. (INA)

Agjenda:

E hënë, 23 mars 2015

Ora 10:40 – Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve.

Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.

Ora 11:00 – Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Ora 12:00 – Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.

Ora 12:20 – Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Në Pallatin e Kongreseve do të mundësohet një hapësirë për gazetarët shqiptarë dhe kosovarë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *