Home / Lajme / Maqedoni / Miletinë: Protesa kundër zhvendosjes së zyrës së vendit

Miletinë: Protesa kundër zhvendosjes së zyrës së vendit

Tetovë, 08 Mars – Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çellopek Nazif Qazimi, tha se nuk ka asnjë arsye që të dislokohet zyra e vendit.
Edhe banorët e fshatit Miletinë janë kundër këtij dislokimi, që për këta banorë ky vendim është i palogjikshëm, informon nga vendi i ngjarjes Tv Koha.

Pas protestave të banorëve të fshatrave të komunës së tearcës, kundër zhvendosjes së zyrave të vendit, sot banorë të fshatrave Miletinë, Bllacë, Çellopek dhe Çellopek i ri, kanë protestuar gjatë duke kundërshtuar ndrrimin e vendit të zyrave të vendit nga fshati Miletinë për në Radiofcë, njofton Televizioni Koha.

Dhjetëra banorë të këtyre fshatrave me orë të tëra kanë qëndruar në rrugën lokale Miletinë-Bllacë të komunës së Bërvenicës, të irrituar pasi që zyra e vendit në këtë vendbanim do të dislokohet në fshatin Radiofcë, që për banorët është e papranueshme sepse edhe do të duhet të bëjnë shumë rrugë për një dokument. Samet Rasimi, kryetarë i këshillit organizativ të protestave ka theksuar se ende nuk ka informata kthyese se pse ndodh kjo, trasnmeton Televizioni Koha.

Edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Çellopek Nazif Qazimi, tha se nuk ka asnjë arsye që të dislokohet zyra e vendit por edhe banorët e fshatit Miletinë janë kundër këtij dislokimi, që për këta banorë ky vendim është i palogjikshëm.

Nga Ministria e drejtësisë kanë thënë se për këto zyra ka drejtori kompetente, njofton Televizioni Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *