Home / Lajme / Maqedoni / Mungesa e unitetit, coptimi i votës dhe ndikimit shqiptarë

Mungesa e unitetit, coptimi i votës dhe ndikimit shqiptarë

20 mars-Formimi i partive politike është shëndrruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet, por edhe me përkushtimin e disa prej tyre për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve apo avancimin e pozitës së tyre.

Në Maqedoni po vazhdojnë skenaret e përçarjes dhe copëtimit të votës shqiptare, sesa idetë për unifikim.

Së fundi skenës politike i janë shtuar edhe subjekte të reja politike, të cilat në mungesë të unitetit do të ndikojnë edhe më tepër në përçarjen e votës shqiptare dhe defokusimin e elektoratit shqiptar, që në një situatë e tillë gjithnjë kanë dominuar dhe përfituar dy forcat më të mëdha BDI dhe PDSH.

Formimi i partive politike është shëndrruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupacioneve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet, por edhe me përkushtimin e disa prej tyre për të ndryshuar gjendjen e shqiptarëve apo avancimin e pozitës së tyre.

Përkundër kësaj situate, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare kanë Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) dhe pas tyre radhitet Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK), Lëvizja për Reforma në PDSH, Lëvizja “Besa” dhe shumë parti tjera të vogla apo që funksionojnë gati vetëm me liderin dhe ndonjë bashkëpunëtorë të ngushtë.

Sondazhet e ndryshme të organizatave joqeveritare tregojnë një përqindje të lartë të qytetarëve që janë të papërcaktuar politikisht. Por me pluralizmin politik dhe gjendjen e rënduar të shqiptarëve dhe lodhjen e tyre nga subjektet aktuale, akoma nuk ka pasur ndonjë ofertë e ndonjë subjekti që ka ofruar shumicën e qytetarëve të papërcaktuar politikisht dhe që nuk votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Kronologjia me mbi 16 parti

Gjatë periudhës së fillimeve të pluralizimit politik dhe deri tani në skenën politike shqiptare kanë funksionuar dhe funksionojnë rreth 16 parti politike. Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) e udhëhequr nga lideri i saj, Nevzat Halili, konsiderohet si bartëse e procesit të pluralizimit, ndërsa më vonë pasojnë edhe dy partitë tjera, Partia Demokratike Popullore (PDP) me kryetar Iljaz Halimi dhe më pas Partia për Prosperitet Demokratik e Shqiptarëve (PPDSH) me kryetar Arbër Xhaferi, e cila më vonë do të shëndrrojë emrin në PDSH-Partia Demokratike Shqiptare. Në këtë garë politike gjatë periudhës së viteve 94-98 kanë funksionuar edhe dy parti tjera shqiptare, të cilat janë më pak të njohura për elektoratin shqiptar, Partia Liberal-Demokrate Shqiptare e udhëhequr nga Hisen Ramadani,

Partia Republikane e Unitetit Popullor me në krye Nevaz Halilin dhe Partia e Aksionit Demokratik- Rruga Islame, në të cilën ishin tubuar kryesisht personalitetet të sferës fetare.

Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të vitit 1998 skenës politike iu bashkangjitën edhe parti të tjera politike: Alternativa Demokratike me udhëheqës Asllan Selmani, Partia për Bashkimin Demokratik Shqiptare me kryetar Besnik Telai dhe Partia Demokratike Kombëtare(PDK) me kryetar Kastriot Haxhirexha, e cila promovoi programin e saj politik për federalizmin e Maqedonisë.

Përveç këtyre subjekteve politike, në skenën politike në mënyrë ilegale kanë funksionuar me rrjetet e tyre edhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), Partia e Ballit Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit.

Më pas edhe Alternativa Kombëtare (AK), e Harun Aliut. Një pjesë e këtyre aktivistëve të partive politike kanë zhvilluar politikën e tyre në legalitet dhe ilegalitet dhe se janë ndjekur nga ana e strukturave shtetërore.

Demokracia e Re (DR) është një nga subjektet politike, fati i së cilës nuk dihet dhe që një pjesë e funksionarëve të saj duke u thirrur në këtë subjekt janë në koalicionim me BDI.

Në skenën politike janë të njohura edhe partitë që nuk janë aktive në skenën politike siç janë Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) me Bardhyl Mahmutin, Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) me Hysni Shaqiri. Por shumica e partive të vogla janë të çregjistruara, nuk janë aktive dhe se kanë ngelur minore, për shkak të mungesës së kushteve dhe ristrukturimit të tyre të vështirë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *