Home / Lajme / Maqedoni / Ndalesa për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

Ndalesa për kamionë në Strazhë dhe Mavrovë-Dibër

5 mars-LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë dhe Mavrovë-Dibër për shkak të reshjeve të borës.
Sipas informatave të marra në LAMM nga NP “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *