Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimet e Ligjit për transformim të marrëdhënies së punës para deputetëve

Ndryshimet e Ligjit për transformim të marrëdhënies së punës para deputetëve

17 mars-Kuvendi pritet ta konstatojë edhe nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për paraqitjen e qëndrimit të përhershëm dhe të përkohshëm të qytetarëve dhe të Ligjit për letërnjoftim.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 39-të. Deputetët duhet të deklarohen, mes tjerash edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, me procedurë të shkurtuar.

Qëllimi i ndryshimeve, të parashtruara nga deputeti Kërsto Mukoski, janë rregullimi i transformimit në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar pune edhe të personave të cilët kanë pasur ndërprerje të marrëveshjes me të cilën janë angazhuar për kryerje të punës për shkak të shtatzënisë ose lindjes dhe të cilët kanë marrëveshje të vlefshme në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës. Parashihet që transformimi në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar pune të zbatohet edhe për personat të cilët kanë ndërprerje të marrëveshjes me të cilën kanë qenë të angazhuar për kryerje të punës për shkak të shtatzënisë ose lindjes në momentin e transformimit të marrëdhënies së punës dhe të cilët kanë pasur marrëveshje për angazhim në institucionin për tre muajt e fundit që drejtpërdrejtë paraprijnë në ndërprerje për shkak të shtatzënisë ose lindjes.

Me ndryshimet parashihet formim i Komisionit i cili do të jep konfirmim për kushtin dhe kohëzgjatjen e periudhës për ndërprerje për shkak të shtatzënisë ose lindjes.
Gjithashtu do të rritet afati në të cilin institucionet janë të obliguar të arrijnë marrëveshje për bazimin e marrëdhënies së punës në kohë të pacaktuar, gjegjësisht të sjellin vendim për punësim me personat e angazhuar me marrëveshje.

Në rend dite janë edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Liljana Zaturoska, Olga Najdenovska. Propozim ligji për ekonomi të ujit, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për kooperativat bujqësore, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për aktivitete hidrometeorologjike, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për inspektim teknik dhe Propozim ligji për plotësim Ligjit për inspektimin sanitar dhe shëndetësor, të gjithë në lexim të parë.
Kuvendi pritet ta konstatojë edhe nevojën për sjelljen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për paraqitjen e qëndrimit të përhershëm dhe të përkohshëm të qytetarëve dhe të Ligjit për letërnjoftim.

Në këtë seancë në rend dite janë edhe vendimet për miratimin e Planit financiar të Radio televizionit të Maqedonisë për vitin 2015, të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2015 dhe të Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2015./MIA/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *