Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshimi i ligjit për pasaportat sot në Parlament

Ndryshimi i ligjit për pasaportat sot në Parlament

30 mars-
Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim shëndetësor dhe Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, Ligjin për shitje dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, si dhe për ndryshimet e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponim me sendet e organeve shtetërore.

Parlamenti i Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e radhës, ku në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pasaportat apo dokumentat për udhëtim të shtetasve të Republikës së Maqedonisë.

Por edhe ky ligj pritet të kundërshtohet nga partitë shqiptare BDI dhe PDSH. BDI ka paralajmëruar se nuk do të përkrahë këtë propozim dhe se ajo do të votojë kundër. Ndërsa PDSH ka theksuar se këto propozim – ligje vijnë nga Qeveria ku janë edhe ministrat e BDI dhe se ata i japin dritë jeshile kalimit të tyre në Parlament.

Deputetët do të debatojnë edhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe për Propozim ligjin për shërbimin e prokurorisë publike.

Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Sigurim shëndetësor dhe Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, Ligjin për shitje dhe dhënien me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, si dhe për ndryshimet e Ligjit për shfrytëzimin dhe disponim me sendet e organeve shtetërore.

Në seancën e 41-të do të debatohet edhe për plotësimet e Ligjit për kooperativat bujqësore, Ligjin për ekonominë e ujërave, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për menaxhim me mbeturinat, ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë hidrometeorologjike, si dhe për shumë propozim vendime.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *