Home / Lajme / Rajon / Në Beograd sot u dogjën flamujt e NATO-s, SHBA-së, BE-së e Kosovës

Në Beograd sot u dogjën flamujt e NATO-s, SHBA-së, BE-së e Kosovës

24 Mars – Disa qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar në 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO.

Disa qindra mbështetës të Partisë Radikale Serbe (SRS), janë mbledhur sot para ish-Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit për të protestuar në 16 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO.

Ata me këtë rast dogjën flamujt e NATO-s, Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Turma e drejtuar nga udhëheqësi i radikalëve serbë i akuzuar nga Haga për krime të luftës, Vojislav Sheshelj, tha se Serbia kurrë nuk duhet të bëhet anëtare e NATO-s apo Bashkimit Europian, edhe pse “regjimi tradhtar i kryeministrit Vuçiq është duke punuar për këtë”, transmeton lajmi.net.

Protesta u mbajt pavarësisht se autoritetet e rendit refuzuan t’u japin leje.

Sulmi kundër regjimit kriminal të Millosheviqit në ish Jugosllavi kishte filluar më 24 mars të vitit 1999, dhe përfundoi më 10 qershor të këtij viti me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *