Home / Lajme / Maqedoni / Në Mavrovë 88 centimetra borë

Në Mavrovë 88 centimetra borë

6 mars-Sot në mëngjes temperatura më të ulëta janë shënuar në Mavrovë – 4, Shkup 0 dhe 5 gradë në Dojran dhe Gjevgjeli.
Për momentin reshje të borës janë vërejtur në Kriva Pallankë, ndërsa reshje të shiut ka në Gjevgjeli dhe në Dojran. Më shumë erë ka në Gjevgjeli dhe përkohësisht tejkalon 25 km/h.

Reshjet e borës të cilat e përfshinë Maqedoninë që dje formuan shtresë dëbore prej 88 centimetrash në Hanet e Mavrovës, 50 në Pozharan, 19 në Krushevë, 11 në Tetovë, 10 në Gjurishte dhe tetë centimetra në Kriva Pallankë.
Sot në mëngjes temperatura më të ulëta janë shënuar në Mavrovë – 4, Shkup 0 dhe 5 gradë në Dojran dhe Gjevgjeli.
Për momentin reshje të borës janë vërejtur në Kriva Pallankë, ndërsa reshje të shiut ka në Gjevgjeli dhe në Dojran. Më shumë erë ka në Gjevgjeli dhe përkohësisht tejkalon 25 km/h.

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, gjatë ditës me erë të përforcuar të përkohshme veriore dhe me të reshura të cilat do të jenë më intensive në pjesët lindore të vendit, veçanërisht gjatë natës. Në pjesët malore të reshurat do të jenë të borës, ndërsa në juglindje të reshura të shiut. Në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit të reshurat në vendet më të ulëta do të jenë të shiut dhe borës. Në pjesët malore do të formohet shtresë e re e borës, vende-vende me trashësi prej 20 centimetrave borë, ndërsa sasitë e reja të të reshurave vende-vende do të tejkalojnë 25 l/m2.
Temperatura do të lëvizë prej zero deri tetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nga fundi i ditës reshjet do të kalojnë në reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare përkohësisht e përforcuar veriore. Gjatë natës reshjet do të jenë të borës. Temperatura e ditës do të arrijë deri pesë gradë Celsius. /MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *