Home / Lajme / Maqedoni / Në Mavrovë më ftohtë dhe më shumë borë

Në Mavrovë më ftohtë dhe më shumë borë

10 mars-Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në male reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej tre deri në tetë gradë Celsius.

Shtresë më e lartë e borës, prej 99 centimetrave, në Maqedoni, mëngjesin e sotëm në orën 8 është matur në Mavrovë. Dyzet centimetra borë ka në Pozharane, 37 në Gjurishte, 27 në Krushevë, 26 në Pozhar, 22 në Llazaropole, 13 në Kriva Pallankë, 9 në Berovë, 7 në Tetovë dhe 3 centimetra në Manastir.

Temperaturë më e ulët prej minus 4 gradë Celsius është matur në Mavrovë, pas së cilës pasojnë Krusheva me -3, Llazaropole me -2, Berova dhe Kriva Pallanka 0 gradë, 1 gradë në Kumanovë, Dibër dhe Pretor, 2 në Manastir, Prilep, Ohër, Tetovë, 3 në Shkup, Shtip, Vinicë, 4 në Demir Kapi, Kavadar, Strumicë dhe 5 në Dojran dhe Gjevgjeli.

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite dhe gjatë natës me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në male reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura maksimale do të lëvizë në interval prej tre deri në tetë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite me kushte për reshje të përkohshme të shiut, të cilat gjatë natës është e mundur të kalojnë në borë të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të ulet arrijë deri në gjashtë gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe borës së lehtë, në juglindje reshje kryesisht të shiut, ndërsa në malet të borës. Të enjten dhe të premten do të fryjë erë mesatare veriore, e cila në momente në disa vende do të përforcohet.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *