Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u promovua libri ,,Feriz Guri – Uragani i UÇK-së”

Në USHT u promovua libri ,,Feriz Guri – Uragani i UÇK-së”

24 mars-Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, babait të dëshmorit të kombit Feriz Guri, Faik Guri, i ndau një dhuratë. Ndërsa shoqata e dalë nga lufta e UÇK-së, dega në Kaçanik, i ndau mirënjohje Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ametit, Prof. Emin Kabashit, si dhe Prof. dr. Nusret Pllanës. Këto mirënjohje u ndanë për kontributin e dhënë në të gjitha veprimtaritë kombëtare.

Libri ,,Feriz Guri – Uragani i UÇK-së”, së bashku me dokumentarin ,,Flakadani i UÇK-së” nga autori Nusret Pllana, u promovuan sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ky libër i kushtohet dëshmorit të kombit Feriz Guri, i njohur me nofkën Komandant Shpata.
Dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. dr. Fatmir Sulejmani e vlerësoi lartë veprën “Uragani i UÇK-së” kushtuar dëshmorit Feriz Guri.
,,Fjala është për një vepër të veçantë monografike, që në katër kapitujt e saj hedh dritë jo vetëm mbi luftën dhe rënien heroike të martirit, po edhe mbi fëmijërinë, shkollimin, formimin intelektual dhe familjen e tij liridashëse…, të gjitha të ndërlidhura me të kaluarën e hidhur të kombit, që në fakt përbëjnë sfondin e jetës dhe bëmave të Feriz Gurit”, theksoi Doc. dr. Fatmir Sulejmani.
Sipas Prof. dr. Nebi Dervishit, promovimi i librit në ambientet e USHT-së nuk është pa domethënie. ,,Universiteti ynë ndër vite, e sidomos këto 3-4 vitet e fundit, ka qenë dhe gjithnjë është i interesuar dhe i gatshëm që në çdo moment të mbështesë, të inkurajojë e të ndihmojë forcat shkencore në tërë hapësirën shqiptare, të bindur e të palëkundur se vetëm kështu, me forcat dhe angazhimin tonë të përbashkët mund të rrugëtojë përpara shkenca historiografike shqiptare”, tha Prof. dr. Nebi Dervishi.
Ndërsa autori i librit, Prof. dr. Nusret Pllana e falënderoi Universitetin Shtetëror të Tetovës si dhe rektorin Prof. dr. Vullnet Ameti për mundësinë që i dhanë të promovojë librin ,,Feriz Guri – Uragani i UÇK-së”, që sipas autorit, USHT-ja me këtë mbështetje e ka kthyer në Tetovë ,Komandand Shpatën.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi. Ai u shpreh së është kënaqësi e veçantë të marrësh pjesë në këtë përurim për të nderuar kujtimin për një hero tonin. “Ne e kemi për detyrë që të vazhdojmë aty ku e lanë heronjtë dhe dëshmorët tanë. Ne duhet të sakrifikohemi pa kursim për të mirën e kombit, sepse kombi është diçka që nuk vdes kurrë dhe lum si ata që kanë vetëdije dhe e kuptojnë se të investosh për kombin dhe atdheun është investimi më i madh, më i miri dhe më i shpaguari se të gjitha investimet tjera, sepse është investim për diçka që nuk vdes kurrë”, tha mes tjerash Adem Demaçi.
Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Vullnet Ameti, babait të dëshmorit të kombit Feriz Guri, Faik Guri, i ndau një dhuratë. Ndërsa shoqata e dalë nga lufta e UÇK-së, dega në Kaçanik, i ndau mirënjohje Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ametit, Prof. Emin Kabashit, si dhe Prof. dr. Nusret Pllanës. Këto mirënjohje u ndanë për kontributin e dhënë në të gjitha veprimtaritë kombëtare.
Nga po i njëjti autor, në USHT më herët është promovuar edhe monografia “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1994”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *