Home / Lajme / Maqedoni / Nesër në Tetovë koncerti ‘Pushka e Lirisë’

Nesër në Tetovë koncerti ‘Pushka e Lirisë’

12 mars-Koncerti do të mbahet me moton “Pushka e Lirisë” ndërsa organizohet nga Shoqëria Kulturo Artistike Jehona e Malësisë së Sharrit.
Nga kjo shoqëri kulturo-artistike kanë njoftuar se do të shfaqet një program i pasur kulturor dhe artistik.

Me rastin e 14 Marsit, fillimit të luftës së 2001 dhe për të nderë të dëshmorëve të kombit, nesër dita e premte më 13 Mars në Tetovë në qendrën për kulturë do të shfaqet koncert.

Koncerti do të mbahet me moton “Pushka e Lirisë” ndërsa organizohet nga Shoqëria Kulturo Artistike Jehona e Malësisë së Sharrit.
Nga kjo shoqëri kulturo-artistike kanë njoftuar se do të shfaqet një program i pasur kulturor dhe artistik.

Me këtë rast para publikut në orën 19.00 në Qendrën për Kulturë do të ketë këngë me motive patriotike kushtuar 14 marsit, valle, rite tradicionale të Pollogut me një program të pasur artistik.

Ky koncert organizohet nën patronazhin e komunës së Tetovës.Në ndërkohë në fshatin Sellcë ditën e shtunë poashtu do të mbahet Manifestimi Tradicional Pranvera e Dinjitetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *