Home / Lajme / Maqedoni / Një i plagosur në një incident në Svillare të Shkupit

Një i plagosur në një incident në Svillare të Shkupit

Shkup, 06 Mars – Një person është lënduar në një incident që ka ndodhur dje rreth orës 15 në çajtore në fshatin Svillare e Poshtme në Svillare.

Nga policia informojnë se dje në orën 15:00 është paraqitur një mjek i SPQ “8 Shtatori” dhe ka denoncuar se tek ata është dërguar personi G.K. (30) me lëndime në kokë. Lëndimi i është shkaktuar në një çajtore në fshatin Svillare e Poshtme, ku është takuar me H.M. 929), i ci li atje ka shkuar me disa persona të tjerë.

Sipas deklaratës së G.K. derisa kanë qenë ulur në tryezë ka filluar një zënkë verbale mes të lënduarit nga ana e H.M. dhe personave të tjerë nga ana tjetër, pas së cilës dikush nga sulmuesit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa plumba pas së cilës është larguar nga vendngjarja.

Pas masave të ndërmarra H.M. është arrestuar, ndërsa ndërmerren masa për gjetjen edhe të personave të tjerë, ku do të ngrihet kallëzim përkatës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *