Home / Lajme / Maqedoni / Opozita shpërthen bombën e 9

Opozita shpërthen bombën e 9

12 mars-Kërkojmë dorëheqje të Qeverisë dhe kryeministrt Gruevski, dorëheqje të prokurorit Zvrlevski dhe të udhëheqësisë së RTVM-së, që më pas të formohet një qeveri e re e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta”, tha Zhernovski, pas publikimit të bombës numër 9.

Në kuadër të bombës numër 9, sot kryetari I komunës qendër Andrej Zhernovski ka lëshuar një bisedë për të cilën tha se është zhvilluar mes Sasho Mijallkovit dhe Mile Janakeivskit, se s’i të përfitojnë në anën e tyre një këshilltar të opozitës. Në bazë të asaj që dëgjohet, ata kanë biseduar që këshilltarin në fjalë ta joshin me mundësi për mbulim të harxhimeve për legalizim të një objekti. Biseda zhvillohet me pengesa, sepse në një moment Mijallkov thotë se është në Greqi. “Unë jam në Greqi ”, dëgjohet duke thënë Mijallkov, duke përdorë emërtim serb, e jo maqedonas për Greqinë. Duke prezantuar bombën numër 9, kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski ka publikuar biseda, ku sipas tij udhëheqës të lartë të VMRO-DPMNE-së, përfshir edhe kryeministrin Gruevski, kanë biseduar se si të bëjnë manipulime. Në një moment dëgjohet zëri i Gruevskit duke folur me Janakievskin, ku kërkon që të ketë sa më tepër lista të pavlefshme në komunën Qendër, që të kenë mundësi për të iniciuar proces gjyqësor.Zhernovski ka lëshuar edhe incizim për të cilin thotë se është bisedë mes Gruevskit dhe ish kryetarit të Qendrës, Torodoviq, ku kërkon që ai të mos pranojë humbjen zgjedhore. Poashtu dëgjohet edhe zëri i Jankullovskës ku kërkon që të fshihen hard-disqet në komunë por edhe bisedë për t’u organizuar sa më mirë policia për të vendosur përmendoret pas humbjes së VMRO-së në Qendër. “Është e qartë se Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk kanë më legjitimet për të udhëhequr vendin. Kërkojmë dorëheqje të Qeverisë dhe kryeministrt Gruevski, dorëheqje të prokurorit Zvrlevski dhe të udhëheqësisë së RTVM-së, që më pas të formohet një qeveri e re e cila do të organizojë zgjedhje të rregullta”, tha Zhernovski, pas publikimit të bombës numër 9.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *