Home / Lajme / Rajon / Opozita sot protestë në Tiranë: Të ikë Meta

Opozita sot protestë në Tiranë: Të ikë Meta

19 mars-Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka iu bashkua protestuesve duke mbajtur një fjalë para tyre. Paloka u kërkoi të mos ndërprisnin protestën e tyre, pasi më tej do t’i bashkohen edhe deputetët e opozitës. Kjo sipas Palokës, pasi të mbanin një fjalë të shkurtër në sallën e Parlamentit.

Mbështetësit e opozitës po protestojnë përpara ndërtesës së Kuvendit, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kreut të Legjislativit, Ilir Meta.

Protestuesit me thirrjet e vazhdueshme kundër kryekuvendarit, protestojnë vetëm pak minuta para fillimit të seancës plenare të së enjtes, ku priten sërish debate të ashpra mes dy kampeve politike.

Një ditë më parë, Partia Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë për largimin e Metës, pasi vetëm kështu, sipas tyre, mund të ketë një proces hetimor të pavarur për çështjen e akuzës publike, që sipas deputetit Tom Doshi, implikon kryetarin e Kuvendit në skenarin e vrasjes së dy deputetëve.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka iu bashkua protestuesve duke mbajtur një fjalë para tyre. Paloka u kërkoi të mos ndërprisnin protestën e tyre, pasi më tej do t’i bashkohen edhe deputetët e opozitës. Kjo sipas Palokës, pasi të mbanin një fjalë të shkurtër në sallën e Parlamentit.

“Ne i kemi kërkuar metës vetëm një gjë më të thjeshtë më minimalen, jep dorëheqjen dhe dil para drejtësisë, Meta ik. Ka dy javë që praktikisht ky parlament nuk funksionin, një javë më parë përballë forcës së qytetarëve ata e mbyllën parlamentit për 12 minuta, edhe sot ai nuk është në Parlament, por ne kërkojmë që ai të ikë të japë dorëheqjen. Do ikim në Parlament, do të mbajmë një fjalë aty dhe do të kthehemi shumë shpejt, prisni. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky shtet të marrë të ardhmen e fëmijëve tanë, ju faleminderit do të kthehemi shumë shpejt”, tha Paloka.

Aktualisht, kryetari Meta ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, por demokratët besojnë se protesta është e efektshme, pavarësisht mungesës së tij.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *