Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: BDI fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

PDSH: BDI fshin mbi 200.000 mijë gurbetqar shqiptar!

17 mars-Propozim ligjet në fjalë edhe njëherë për të satën herë dëshmojnë se sa shumë e dëmshme është politika dyfytyrëshe e servile e BDI-së. Edhe në tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve ata bëhen dyfytyrësh dhe tentojnë edhe në kësisoj rastesh të përfitojnë pikë politike, ose të hiqen si të pafajshëm.

Lidhur me politikën antishqiptare të BDI-së sot deputetit i PDSH-së, z.Gazmend Aliu mbajti konferencë për shtyp:

Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe propozim ligji për plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit janë ligje shfarosëse që kanë për qëllim ti lenë pa nam e pa nishan, pa adresë e pa vatan, të huaj në vendin e vet mbi 200 mijë shqiptarë, gurbetqarët tanë, që për shkak të politikës diskriminuese të kësaj qeverie janë detyruar të ikin nga vendlindja.

Propozim ligjet në fjalë edhe njëherë për të satën herë dëshmojnë se sa shumë e dëmshme është politika dyfytyrëshe e servile e BDI-së. Edhe në tragjeditë më të mëdha të shqiptarëve ata bëhen dyfytyrësh dhe tentojnë edhe në kësisoj rastesh të përfitojnë pikë politike, ose të hiqen si të pafajshëm.

Lejojnë fillimisht që ligjet të përgatiten nga ministrat ose zv. ministrat e tyre, e pastaj i miratojnë në qeveri, kurse pasi vijnë në procedurë parlamentare për ti mbuluar gjurmët e krimit bëhen kurse kundërshtojnë, e në anën tjetër sigurojnë kuorumin që ligjet të kalojnë. Kjo lojë e tyre e pamoralshme ju shkakton dëme kolosale shqiptarëve që 10 vite pandërprerë.

Partia Demokratike Shqiptare është kundër këtyre dy ligjeve, ne nuk bëjmë kuorume siç bën BDI-ja, do të jemi deri në fund kundër këtyre ligjeve dhe çdo ligji tjetër që është antishqiptar..

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *