Home / Lajme / Maqedoni / Përgjegjësit heshtin-TV Koha në vendin e krimit?!

Përgjegjësit heshtin-TV Koha në vendin e krimit?!

5 mars- Ekipi i Televzionit Koha sot përsëri ka qëndruarë në afërsit të stacionit për ngarkim shkarkim të mbeturinave ku kanë aritur të gjejë disa qen endacak për të cilët dyshohet se janë të helmuar cilët akoma qëndrojnë në këtë hapësirë por të mbuluar nga bora, transmeton Tv Koha.

Pas publikimit të lajmit në televizionin Koha gjatë ditës së djeshme se në qytetin e Tetovës, në mënyrë të mistershme janë duke u helmuarë qent endacak afër deponisë apo vendit për ngarkim shkarkim të mbeturinave të njëjtit gjatë orëve të natës janë larguar, njofton Tv Koha.
Edhe pse gjatë ditës së sotme ka pasur rreshje të borës kjo ka bërë që personat që i kanë larguar të njetat, të mos mundin ti gjejnë të gjithë dhe nuk kanë mundur që ti largojë të gjithë nga ky vend, raporton Tv Koha.

Ekipi i televzionit Koha sot përsëri ka qëndruarë në afërsit të stacionit për ngarkim shkarkim të mbeturinave ku kanë aritur të gjejë disa qen endacak për të cilët dyshohet se janë të helmuar cilët akoma qëndrojnë në këtë hapësirë por të mbuluar nga bora, transmeton Tv Koha.
Në ndërkohë, Televizioni Koha sot ka kontaktuar edhe agjencionin për veterinari në Shkup, prej nga kemi marrë përgjigje se do të kryhen hetime. “Mjek veterinarë nga Agjencioni për ushqim dhe veterinari do të bëjë hetim në vendngjarje për të vërtetuar gjendjen faktike dhe përgjegjësitë eventuale. Për marrje të mostrës me prejardhje të kafshëve, duke përfshirë edhe mbeturina nga kafshët e ngordhura, në pajtim me ligjin për kafshë përgjegjëse është komuna, kurse për deponimin e tyre (groposjen) është ndërmarrja publike ose person fizik përgjegjës për kryerjen e kësaj veprimtarie. Në bazë të kësaj, mbeturinat e kafshëve të ngordhura është e lejuar që të njejtat të groposen në deponi ose vende tjera adekuate të ndërtuara me standarde të veçanta të cilët nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve dhe ndotjen e ambientit jetësor”, tha Velika Atanasova përgjegjës për informim në Agjencionin për ushqim dhe veterinari.Dënimi për largim dhe deponim (groposje) të kafshëve të ngordhur në kundërshtim me ligjin është prej 3000 deri në 5000 euro për personin fizik dhe dënimi shtesë prej 1000 deri në 3000 për personin përgjegjës. Edhe gjatë ditës së sotme nga komuna e Tetovës dhe nga Ndërmarrja Publike Komunale nuk kanë dhënë asnjë koment lidhur me këtë problematikë.Televizioni Koha tashmë që një vit informon lidhje me këtë dukuri, ndërsa dyshimet janë se qent endacak në Tetovë helmohen në mënyrë të organizuar, por deri më tash askush nuk është marrë në përgjegjësi.

Mjeku në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, Ratko Davidovski, tha dje se nëse qent e ngordhur nuk kanë shenja në trupin e tyre, atëherë dyshimet janë të sakta se bëhet fjalë për helmim. “Në Qendrën për Shëndet Publik nuk ka denoncim të këtillë se ka të ngordhur apo helmuar qenë endacak. Unë mund të them se nëse në vendin e përmendur qentë kanë shkumë në gojë dhe nuk kanë shenja dhune, atëherë bëhet fjalë për helmim klasik. Mund të them se është shumë rrezik nëse ata qëndrojnë në atë gjendje, sepse mundësia e përhapjes së epidemisë është e pashmangshme”, thotë Davidovski, i cili shton se institucionet duhet sa më shpejtë të intervenojnë në këtë drejtim.
“Vetë fakti që kafshët kanë ngordhur dhe qëndrojnë aty është një rrezik për banorët, sidomos për fëmijët. Ata duhet që të groposen, ndërsa po ashtu duhet të bëhen analiza se si ka ardhur deri kjo situatë. Nga kjo mundet shumë lehtë që të krijohen parazite helmuese, prandaj duhet që të njëjtit të largohen”, thotë Ratko Davidovski, mjek në qendrën për shëndet publik.
Ai thekson se helmimi i kafshëve është i ndaluar me ligj dhe duhet sa më shpejtë të merren masa në këtë drejtim. Në ndërkohë dyshimet janë se qentë nuk helmohen në një vend, por të njëjtit helmohen në vende të ndryshme dhe më pas dërgohen në këtë vend fshehurazi. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *