Home / Lajme / Maqedoni / Po rriten tensionet politike në Maqedoni

Po rriten tensionet politike në Maqedoni

9 mars-LSDM ka theksuar se kryeministri Nikola Gruevski dhe njerëzit përreth tij të zhytur në kriminalitet i kanë ditët e numëruara, derisa VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se po vazhdon skenarin e shërbimeve të huaja.

Dy partitë më të mëdha politike LSDM dhe VMRO-DPMNE edhe gjatë fundjavës kanë ashpërsuar akuzat mes tyre.

LSDM ka theksuar se kryeministri Nikola Gruevski dhe njerëzit përreth tij të zhytur në kriminalitet i kanë ditët e numëruara, derisa VMRO-DPMNE ka akuzuar liderin e LSDM-së, Zoran Zaev se po vazhdon skenarin e shërbimeve të huaja.

“Këto ditë, moti në Maqedoni është me shi. Diku bie borë, e diku shi! Bien edhe bomba që paralajmërojnë se do të bjerë edhe diçka tjetër, do të bjerë qeveria e Gruevskit dhe shoqërisë kriminale të tij. Ky marsh i 8 marsit të grave të LSDM-së i thotë marsh pushtetit, jashtë Gruveskit dhe keqbërësve të Maqedonisë”, deklaroi Zaev nga një tubim me gratë në sheshi ne Tetovës me rastin e festës së 8 marsit.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së përmes një komunikate.

“Zoran Zaevi, Radmilla Sheqerinska dhe LSDM-ja, me materiale nga shërbimet e huaja, po ndjekin axhendë të huaj. Lidershipi i LSDM-së kërkon ta kthejë Maqedoninë në kohën kur kjo parti mbylli fabrikat, largoi punëtorët nga puna, dhe kohën kur punëtorët, bujqit dhunoheshin nga policia. Qytetarët kanë ditur të bëjnë dallimin, mes konceptit të punës që ndjek VMRO-ja, dhe politikave shkatërruese të LSDM-së. Jemi të bindur se edhe pas 9 fitoresh zgjedhore, qytetarët do të votonin sërish për VMRO-në”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Situata po shkon drejt rritjes së tensioneve politike, pasi që për të martën LSDM ka ftuar përkrahësit e saj dhe qytetarët për të ndjekur publikimin e të ashtuquajturave bomba kundër pushteti që kanë të bëjnë me biseda të përgjuara të krerëve qeveritar lidhur me skandale dhe afera kriminale, që kryesisht do të jenë lidhur me keqpërdorimet në zgjedhjet e fundit. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *