Home / Lajme / Maqedoni / Policë austriak në kufirin Maqedoni – Serbi

Policë austriak në kufirin Maqedoni – Serbi

13 mars-
Paralajmërimin për mbërritjen e policëve të BE-së, kryesisht nga Austria e ka bërë të ditur sot drejtori i policisë serbe, Milorad Veljoviç pas takimit me kolegun e tij të MPB-së së Maqedonisë Mitko Çavkov.

Policë austriak së shpejti do të dërgohen në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë për parandalimin e emigrantëve ilegal.

Kjo do të ndodhë për shkak të fluksit të madh të emigrantëve të huaj që këto dy vende fqinje shfrytëzohen si zona transitore për emigrantët e huaj, ndërsa dy vendet nuk kanë arritur rezultate konkrete për të parandaluar këtë destinacion të emigrantëve të huaj.

Paralajmërimin për mbërritjen e policëve të BE-së, kryesisht nga Austria e ka bërë të ditur sot drejtori i policisë serbe, Milorad Veljoviç pas takimit me kolegun e tij të MPB-së së Maqedonisë Mitko Çavkov.

Sipas zyrtarëve të policive të dy vendeve, policitë kufitare në kufirin me Maqedoninë çdo ditë ndalojnë mesatarisht rreth 150 migrant ilegal, ndërsa policia e Maqedonisë në kufirin me Greqinë çdo ditë ndalon reth 200 migrant ilegal.Zona ku po përqëndrohen emigrantët janë fshatrat e komunës së Likovës dhe Kumanovës në pjesën e Maqedonisë dhe komunën e Preshevës në pjesën e Serbisë.

Deri tani në kufirin Serbo – Hungarez po patrullojnë mbi 20 policë gjerman me qëllim të parandalimit të fluksit të emigrantëve kryesisht nga Kosova. Prania e policive evropiane ka të bëjë me faktin e korrupsionit masiv të policive të rajonit, pasi që pjesëtarë të tyre në disa raste korruptohen dhe përfitojnë shuma të mëdha parash nga emigrantët

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *