Home / Lajme / Maqedoni / Propozim-ligji për tabletë për studentë në seancë kuvendore

Propozim-ligji për tabletë për studentë në seancë kuvendore

24 mars-
Propozimi për miratim të ligjit mes tjerash konsiderohet edhe si stimulim i drejtpërdrejtë për kompanitë të cilat janë pjesë e sektorit të TI-së.Për realizim të këtij ligji nevojiten 96.000.000 denarë, mjete të cilat janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Propozim-ligji për dhënie të bonove me vlerë-vauçerë, me procedurë të shkurtuar, është në rend dite të seancës së 40-të të seancës kuvendore.

Me Ligjin propozohet dhënie e vauçerëve me vlerë për tabletë kompjuterë me tastierë të jashtme për studentët e rregullt nga familjet në të cilat të ardhurat mujore nuk e tejkalojnë shumën prej 32.741 denarë bruto të ardhura dhe të cilët për herë të parë janë të regjistruar në vitin e tretë dhe të katërt në studime në institucionet e arsimit të lartë, si dhe për studentët të cilët janë evidentuar si persona me nevoja të posaçme në cilindo qoftë vit të studimeve.

Propozimi për miratim të ligjit mes tjerash konsiderohet edhe si stimulim i drejtpërdrejtë për kompanitë të cilat janë pjesë e sektorit të TI-së.

Për realizim të këtij ligji nevojiten 96.000.000 denarë, mjete të cilat janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Deputetët do të debatojnë edhe për Ligjin për nëpunësit administrativ dhe për Propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, me procedurë të shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *