Home / Lajme / Maqedoni / Protesta para RTVM-së në Shkup

Protesta para RTVM-së në Shkup

Shkup, 21 Mars – Kryetari i ‘Dinjitetit’ Stojançe Angellov dhe mbështetësit e tij ia mësyn sot Radio Televizionit, por u penguan nga forca të shumta speciale të policisë që kishin bllokuar hyrjen e servisit publik.

Qytetaret udhëhequra nga aktoret Sinoliçka Tërpkova, Irena Ristiq, Sofija Kunovska dhe shumë të tjera gjatë marshimit të tyre drejt TVM-së përqafuan policët dhe tentuan t’u jepnin atyre materialet me ‘bombat politike’.

Gjatë tentimit për të hyrë brenda, protestueset njëzëri lëshuan parulla se janë pikërisht ato që paguajnë këtë televizion dhe me këtë ky servis publik është i obliguar që t’i pranojë brenda, kurse kujtuan policinë se ata nuk guxojnë t’i ndalojnë pasi ata janë fëmijët e tyre dhe se duhet të mbrojnë interesin e shoqërisë.

“O popull maqedonas, çfarë idesh ke ti! O popull shqiptar, çfarë idesh ke ti? Ti o popull që të keqpërdorin për tensione ndëretnike, mbi shpinën tuaj që gjithashtu po pasurohet vetëm kupola e një partie. Ne ‘branitellat’ maqedonas nuk luftuam për një Maqedoni të tillë, Maqedoni në të cilën do të mbisundojë frika, Maqedoni në të cilën do të mbisundojë urrejtja.!”, tha Stojançe Angellov, kryetar i partisë DINJITETI.

“Maqedonia është cirku Medrano ku 20 trajnerë ushtrojnë dhunë me kamxhik mbi njerëzit e vegjël siç i quajnë. Ne e paguajmë këtë media dhe ne duhet të zotërojmë me të. Na ndodhën muaj të tërë protesta të studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, protesta të mësimdhënësve, TVM-ja mbeti e vdekur”, u shpreh Sinoliçka Trpkovska, profesoreshë.

Protestuesit para TVM-së thonë se jo vetëm ata por të gjithë qytetarët e Maqedonisë janë të shqetësuar për gjendjen e servisit publik. Ata thonë se TVM-ja duhet të dal nga kthetrat e partive politike dhe t’u shërbejë vetëm qytetarëve.

“I përkrah plotësisht këta njerëz pasi 40 vite paguaj TVM-në, kurse ne nuk kemi servis në shërben neve qytetarëve. TVM-ja po publikon gënjeshtra, ata duhet ta thonë të vërtetën, ne do të jemi këtu!”, tha një protestuese.

“Erdhëm t’i japim përkrahje gjeneralit Angellov në idenë e tij për çlirimin e TVM-së. Jemi këtu pasi TVM-ja nuk është servis publik, nuk është në shërbim të qytetarëve. Është nën kontroll të pushtetit”, deklaroi një protestuese.

Kryetari i Dinjiteit thotë se edhe në ditët në vazhdim do të protestoj para RTVM-së deri në çlirimin e tij nga pushteti dhe vënien në shërbim të qytetarëve ashti siç e parasheh ligji.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *