Home / Lajme / Maqedoni / Qeni i Sharrit kafshon 15 vjeçarin

Qeni i Sharrit kafshon 15 vjeçarin

16 mars-15 vjeçari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë rreth orës 7 të mëngjesit dhe pas dhënies së ndihmës së parë është mbajtur për kurim të mëtejshëm

Një 15 vjeçar nga fshati Çellopek ka marrë më shumë plagë në kokë dhe trup pasi që në orët e para të mëngjesit (dje) ishte kafshuar nga një qen Sharri i fqinjit të tij L.M 37 vjeçar. 15 vjeçari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovë rreth orës 7 të mëngjesit dhe pas dhënies së ndihmës së parë është mbajtur për kurim të mëtejshëm. Pas marrjes së denoncimit ekipet e policisë janë drejtuar për në fshatin Çellopek dhe sipas informacioneve të para qeni i Sharrit ka dalë nga kafazi ku ka qenë dhe ka kaluar në oborrin e fqinjit, me ç`rast e ka sulmuar fëmijën, e ka shtrirë për toke dhe ka filluar ta kafshojë në kokë dhe trup. Policia njofton se axha i tij ka arritur ta largojë qenin dhe fëmijën e ka dërguar në Spitalin e Tetovës. Policia me shkrim e ka paralajmëruar pronarin e qenit që e ka sulmuar fëmijën dhe pas konstatimit të lëndimeve do të ketë edhe padi adekuate penale. Nga policia e Tetovës kanë përsëritur apelin deri tek pronarët e qenve shtëpiak që të njëjtëve tu vendosen maska mbrojtëse.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *