Home / Lajme / Rajon / Rama: Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave, turp për BE-në

Rama: Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave, turp për BE-në

23 mars-Kryeministri Rama tha se shqiptarët e Preshevës kanë kërkesa parimore për të jetësuar të drejtat e tyre. Ai tha se realizimi i drejtave të shqiptarëve në Preshevë të jenë në proporcion me të drejtat e serbëve në Kosovë.

Ka filluar mbledhja e dy qeverive shqiptare që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur mbledhjen e përbashkët qeveritare, duke thënë se urat e së nesërmes na dërgojnë drejt qëllimit strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.

Me këtë rast, kryeministri Edi Rama tha se bashkimi mes vete dhe i krejt rajonit është çka aspirojnë shqiptarët.

Ai tha se Kosova është një shembull rrezatues për të gjithë Evropën për bashkëjetesën që ka brenda saj.

Kryeministri Rama tha se shqiptarët e Preshevës kanë kërkesa parimore për të jetësuar të drejtat e tyre. Ai tha se realizimi i drejtave të shqiptarëve në Preshevë të jenë në proporcion me të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Shqipëria dhe Kosova meritojnë vëmendje dhe qasje strategjike”, tha Rama, duke shtuar se Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë politikë në bazë të realitetit.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria e kanë zgjedhur politik-bërjen e një toke, një populli dhe një ëndrre.

“Bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian është frymëzim i përhershëm”, tha kreu i ekzekutivit të Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *