Home / Lajme / Maqedoni / Reagon VMRO – DPMNE

Reagon VMRO – DPMNE

11 mars-VMRO-DPMNE theksoi se nuk do të lejojë që Zaev të luajë me fatin, stabilitetin zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e Maqedonisë. Sipas kësaj partie, opozita po tenton që përmes formave dhe interesave të huaja po synojnë të vijnë në pushtet.

VMRO-DPMNE menjëherë ka reaguar lidhur me tribunën e sontme të LSDM dhe bisedat e tjera të përgjuara duke theksuar se këto biseda janë të montuara, të prera dhe pa asnjëlloj autenticiteti.

“Zoran Zaev dhe njerëzit e tij në LSDM treguan sot se duan që të mbajnë tërë shtetin të nënçmuar me biseda të krijuara, montuara, të prera, ngjitura dhe të shkurtuara duke mos pasur asnjë lloj autenticiteti”, reagoi VMRO-DPMNE përmes një komunikate. Sipas kësaj partie, LSDM është shërbëtore e një skenari që ka për qëllim destabilizimin e Maqedonisë, të shkaktojë konflikte dhe zëna midis maqedonasve dhe midis qytetarëve të tjerë në vend.

VMRO-DPMNE theksoi se nuk do të lejojë që Zaev të luajë me fatin, stabilitetin zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e Maqedonisë. Sipas kësaj partie, opozita po tenton që përmes formave dhe interesave të huaja po synojnë të vijnë në pushtet.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *