Home / Lajme / Maqedoni / Reformatori” Sela vazhdon luftën kundër mediave shqipe

Reformatori” Sela vazhdon luftën kundër mediave shqipe

21 mars-Padia e Selës kundër gazetës KOHA ishte ngritur në vitin 2013 dhe muaj më parë Prokuroria themelore e qytetit të Shkupit ka konstatuar se gazeta KOHA nuk ka bërë vepër penale, pasi që pasaporta e botuar në gazetë, u vërtetua se ishte dhënë nga vetë Zijadin Sela

Zijadin Sela vazhdon me sjelljen arrogante ndaj mediave shqipe, gjegjesisht ndaj gazetës KOHA. Kryetari i ashtuquajturës Lëvizja për reforma në PDSH, edhe gjatë daljes publike të shtunën me rastin e kongresit të kësaj Lëvizje, nuk ka pranuar të japë sqarime rreth padisë së ngritur në Prokurorinë themelore kundër gazetës KOHA, ku kishte humbur dy herë procesin.
Në pyetjen e gazetës KOHA se pse e kishte ngritur padinë në Prokurorinë themelore, prej ku paratë nga gjoba eventuale e cila mund të arrinte deri në 1.8 milionë euro do të përfundonin në buxhetin e shtetit, dhe jo padi private që t’i merte vetë këto të holla, “reformatori” i PDSH-së nuk është përgjigjur. Madje ai me arrogancë ka vazhduar ta akuzojë gazetën KOHA, edhe pse padia e tij pas disa seancave hetuese u vërtetua se ishte e pabazë.
Sela në padinë e tij e akuzonte gazetën KOHA se në mënyrë të paligjshme kishte botuar të dhënat e pasaportës së tij diplomatike, të cilën Sela vetë ia kishte dhënë gazetarit tonë, ndërsa edhe vetë artikulli në këtë temë ishte botuar me iniciativë të tij.
Padia e Selës kundër gazetës KOHA ishte ngritur në vitin 2013 dhe muaj më parë Prokuroria themelore e qytetit të Shkupit ka konstatuar se gazeta KOHA nuk ka bërë vepër penale, pasi që pasaporta e botuar në gazetë, u vërtetua se ishte dhënë nga vetë Zijadin Sela. I pakënaqur nga ky epilog, “reformatori” Sela është ankuar edhe në Prokurorinë e lartë të shtetit, ku ka kërkuar të ndryshohet ky vendim i Prokurorisë themelore të Shkupit. Mirëpo edhe aty, në bazë të argumenteve të prezantuara, sillet i njëjti vendim, i cili konstaton se kallëzimi i tij penal është ligjërisht i paqëndrueshëm. Që të jetë dyfytyrësia edhe më e madhe, Sela edhe në daljen e parë publikë, tani si lider i “reformatorëve” gënjeu para gazetarëve, duke thënë se nuk e ka paditur gazetën KOHA. Madje, i pyetur se a do t’i kërkojë falje gazetës për maltretimin e shkaktuar brenda dy viteve, ai me arrogancë ka vazhduar inatin e tij joracional duke thënë se këtë nuk e ka ndër mend ta bëjë./koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *