Home / Sport / Renova shënon fitore

Renova shënon fitore

10 mars-Të dy golat në këtë ndeshje i ka shënuar Izair Emini, në minutën e 9 dhe të 13. Në minutën e 24 futbollisti Mickovski është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa në minutën e 39 ekipi mysafir vetëm zvogëloi epërsinë në 2-1.

Ekipi i Renovës edhe pse me një futbollistë më pak ka arritur të shënojë fitore ndaj Bregallnicës me rezultat 2-1.Të dy golat në këtë ndeshje i ka shënuar Izair Emini, në minutën e 9 dhe të 13. Në minutën e 24 futbollisti Mickovski është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa në minutën e 39 ekipi mysafir vetëm zvogëloi epërsinë në 2-1.Ky ishte rezultati përfundimtarë i pjesës së parë por edhe i pjesës së dytë në këtë ndeshje. Në ndërkohë vardari ka shënuar fitore ndaj Turnovës me rezultat 2-1. Ndërkaq, sot Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka kryer një inspektim plotësues në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe ka konstatuar se nuk ka kushte për zhvillimin e ndeshjes kampionale Shkëndija – Pelisteri dhe e njëjta do të luhet në Kumanovë.. Komisioni për infrastrukturë këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh faktin se terreni në Tetovë, nuk ka cilësi që brenda 24 orë të zhvillohen dy ndeshje kampionate. PO ashtu ky trup i FFM-së, ka inspektuar stadiumin e “Bashkimit” në Kumanovë, ku ka konstatuar se ka kushte për zhvillimin e ndeshjes kampionale Shkëndija – Pelisteri. Kjo përballje do të luhet të mërkurën me fillim në ora 14:00.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *