Home / Lajme / Maqedoni / Romët protestojnë para Qeverisë

Romët protestojnë para Qeverisë

Shkup, 21 Mars – Ne jemi romë, dhe jo “ciganë” dhe askush nuk mund të na tërheq për veshi. Me këtë porosi romët nga disa qytete protestuan para qeverisë.

Kërkuan dorëheqjen e përfaqësuesve të partive rome që janë pjesë e qeverisë, por edhe të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska, e cila në një pjesë të bisedave të publikuara për romët kishte përdorur fjalë fyese si “cigan” dhe “tërheqje veshi”.

Ndërkohë para qeverisë u lëshua një “bombë” – e re, bisedë telefonike, se si ministrja Jankullovska, kërkon mënyra si në fushatë zgjedhore të kurdiset lideri i Partisë për emancipimin e plotë të romëve, Samka Ibraimovski.

Ka një “cigan”, këtu përmes njerëzve që kam në polici thotë më jepni ca para do ti kurdis diçka Samkës, kur të doni dhe si të doni ta fotografoni.U ka thënë policëve të mi, mirë nuk ka nevojë, Ju dhe Amdiu le të japë. Por shiko, në fund ndoshta edhe ashtu do të duhet. Shikoi ata çfarë loje të pistë luajnë. Ne të kemi gjithçka, e pastaj çfarë të përdorim është e jona. Kështu pra.

“Ata e bënë atë, natën e heshtjes zgjedhore, por dështuan. Samka është njeri i ndershëm”, tha Samka Ibraimovski.

Nga partia e Ibraimovskit informuan se ka pasur presione dhe kërcënime deri te ata që kanë dëshiruar ti bashkohen protestës.

“Sot i penguan shumë qytetarë tanë për të na mbështetur. Autobusë të mbushur përgjysmë erdhën nga të gjitha qytetet e Maqedonisë”.

“Ne nuk jemi njerëz kartoni të hedhur në rrugë që do na shqelmojnë dhe poshtërojnë, dhe kjo për ata ishte pak, sa tani edhe për veshi të na tërheqin”

Romët janë të revoltuar sepse siç thonë i përkasin grupeve më të rrezikuara sociale në Maqedoni dhe askush në të vërtetë nuk kujdeset për nevojat e tyre.

“Ma ndërprenë ndihmën sociale, sepse më dërguan nga jashtë vendit 50 euro. Ku të kemi njerëz të tillë të na dërgojnë ca para, të mund të mbijetojmë.

Romët thonë se problemi i tyre më i madh është se nuk mund të gjejnë punë, jetojnë nga ndihma sociale, dhe në qoftë se marrin një shumë minimale nga jashtë, atëherë e humbin të drejtën edhe të ndihmë sociale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *