Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje masive në Tetovë:

Rrahje masive në Tetovë:

20 mars-Të panjohur kanë sulmuar menjëherë tre të rinjtë duke i goditur me grushta dhe shqelma në kokë dhe në trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme, dhe pastaj janë larguar nga vendngjarja.

Dje rreth orës 13 ishte raportuar për prishje të rendit publik në oborrin e shkollës fillore “Andreja Saveski-Kikish”, në Tetovë.

Siç njofton policia, tre vetë, dy të mitur, nxënës në këtë shkollë, të moshës 15 dhe 16 vjet, pa arsye janë sulmuar fizikisht nga një grup më i madh i personave të panjohur, të cilët përmes gardhit të dëmtuar metalike kanë hyrë në oborr.

Të panjohur kanë sulmuar menjëherë tre të rinjtë duke i goditur me grushta dhe shqelma në kokë dhe në trup, duke u shkaktuar lëndime të dukshme, dhe pastaj janë larguar nga vendngjarja.

Pas raportimit për prishje të rendit, policia ka dal në vendngjarje dhe tashmë policia ka njohur për të involvuarit në incident.

Gjatë ditës, pjesëmarrësit në incident, përndryshe nxënës nga shkolla fillore “Migjeni “nga Tetova, në prani të prindërve dhe përfaqësues të Qendrës për punë sociale, do të thirren për të biseduar me ta

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *