Home / Lajme / Maqedoni / Sa paguhet rrymë në vendet e BE-së, sa në Maqedoni

Sa paguhet rrymë në vendet e BE-së, sa në Maqedoni

10 mars-Derisa në Maqedoni një familje e zakonshme me një ndihmë sociale prej 30 – 70 euro apo rrogë mesatare 300 euro paguan faturë për energjinë prej 100 – 200 euro, në vendet e zhvilluara këto realitete vlerësohen si tragjike dhe të pakuptueshme.

Ja dallimet skandaloze dhe e vërteta e zhvatjes së qytetarëve të varfëruar në Maqedoni. (FOTO)

Qytetarët në Maqedoni paguajnë çmime super të larta për harxhimin e energjisë elektrike. Ata theksojnë se faturat janë skandaloze dhe se nuk janë në gjendje për të përballuar këtë trend gllabërues që po vështirëson jetën e tyre, informon INA.

Një lëvizje qytetare në rrjetet sociale “Stop faturave të larta” dhe me moton të Heqim 33 % nga faturat e EVN” ka alarmuar fakte dhe materiale interesante lidhur me realitetin e një qytetari në Maqedoni që po vazhdon betejën e mbijetesës duke u përballur me faturat e majme të energjisë elektrike.

Duke krahasuar me vendet e tjera të zhvilluara dhe ku ka standard të lartë dhe rroga të larta, Maqedonia i tejkalon këto vende dhe se qytetarët e saj rrjepen “për së gjalli” sa i përket pagesës së energjisë, që dita ditës po vështirëson dhe varfëron jetën e tyre.

Derisa në Maqedoni një familje e zakonshme me një ndihmë sociale prej 30 – 70 euro apo rrogë mesatare 300 euro paguan faturë për energjinë prej 100 – 200 euro, në vendet e zhvilluara këto realitete vlerësohen si tragjike dhe të pakuptueshme.

Por më kurreshtare, janë faturat që paguajnë qytetarët që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, ku një faturë nuk kalon 100 euro. Por për dallim nga Maqedoni, në këto vende qytetarët kanë standard dukshëm stabil jetësor, asistencë sociale të mjaftueshme por edhe rroga mesatare, që nuk përbëjnë aspak shqetësim për pagesën e faturës së energjisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *