Home / Lajme / Rajon / SHBA-të i deportojnë 150 serbë për shkak të krimeve të luftës

SHBA-të i deportojnë 150 serbë për shkak të krimeve të luftës

1 mars-Zyrtarët e imigracionit kanë arritur deri tek të dhenat në lidhje të rreth 150 personave nga Bosnja të cilët aktualisht jetojnë në SHBA dhe të cilët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Besohet se të gjithë këta janë serbë.

Agjencia amerikane e Imigrimit ka paralajmëruar se do t’i deportojë 150 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës që jetojnë në SHBA, dhe për të cilët besohet se kanë kryer krime lufte, shkruan “New York Times”.

Në tekst thuhet se autoritetet e imigracionit i kanë identifikuar rreth 300 imigrantë për të cilët besohet se, kur kanë kërkuar hyrje në SHBA në valën e refugjatëve, e kanë fshehur pjesëmarrjen në krime lufte, si dhe ai numër mund të arrijë në 600, transmeton Indeksonline.

Zyrtarët e imigracionit kanë arritur deri tek të dhenat në lidhje të rreth 150 personave nga Bosnja të cilët aktualisht jetojnë në SHBA dhe të cilët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Besohet se të gjithë këta janë serbë.

“Sa më shumë që po gjurmojmë, më shumë informacione po gjejmë”, ka thënë Michael MaCavin, historian që kryen hetime në katedrën e Agjencisë së Imigrimit për krime lufte.

Sipas tij, numëri i të dyshuarve për përfshirje në krime lufte mund të arrijë në 600, në mesin e të cilëve janë ish ushtarë, aktualisht trajner të futbollit në shtetet federale amerikane Virxhinia dhe Ohajo, ose merren me kazino në Las Vegas. /Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *