Home / Lajme / Maqedoni / Shembet tavani i shkollës në Sllupçan, disa nxënës të lënduar

Shembet tavani i shkollës në Sllupçan, disa nxënës të lënduar

Kumanovë, 28 Mars – Tavani i një klase të shkollës fillore “Faik Konica” në Sllupçan të Likovës, ndërsa autoritetet e shkollës kanë heshtur për incidentin, por nxënësit kanë alarmuar rastin.

Tavani i një klase të shkollës fillore “Faik Konica” në Sllupçan të Likovës është shemburr papritmas derisa po zhvillohej procesi mësimor dhe nxënësit ishin në klasë.

Autoritetet e shkollës kanë heshtur për incidentin, por nxënësit kanë alarmuar rastin duke theksuar se shembja e tavanit ka ndodhur në momentin kur po zhvillohej procesi mësimor dhe se pjesë të tij kanë rënë edhe mbi nxënësit, me ç’rast disa prej tyre janë lënduar.

Lidhur me këtë incident pritet edhe përgjigja nga autoritetet e komunës së Likovës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *