Home / Lajme / Maqedoni / Shkëlzen Doli koncert në Tetovë

Shkëlzen Doli koncert në Tetovë

20 mars-Me prezencën e tyre këtë koncert e madhështuan ambasadori Amerikan z. Jess Baily, ambasadorja e Gjermanisë znj. Christine D. Althauser si dhe përfaqësues të ndryshëm diplomatik, përfaqësues fetarë e mysafir të shumtë

Agjenda kulturore “Dardania”shënoi kulminacionin e saj,mbrëmë në skenë solli violinistin e Filharmonisë së Vjenës maestron me përmasa botërore, Shkelzen Doli, i cili shkëlqeu me performacën e tij të jashtëzakonshme përpara publikut entuziast tetovar, z.Doli fitoi zemrat dhe simpatinë e mbarë popullit shqiptarë në koncertin tradicional të Vitit të Ri të organizuar nga Filharmonia e Vjenës, me performancën “Albanian Soul” e cila u ndoq anekënd botës. Sonte ne skenë ai u shoqërua edhe nga violinisti tetovar Shkelzen Baftijari dhe Orkestra popullore e SH.K.A “Xheladin Zeqiri”, nën udhëheqjen e Jeton Pustinës. Maestro Doli solli nje mozaik të pasur me motivet më të bukura shqiptare, nga ku interpretimi i tij i shkëlqyer ka mahnitur të pranishmit dhe morri shumë duartrokitje të zjarrta. Me prezencën e tyre këtë koncert e madhështuan ambasadori Amerikan z. Jess Baily, ambasadorja e Gjermanisë znj. Christine D. Althauser si dhe përfaqësues të ndryshëm diplomatik, përfaqësues fetarë e mysafir të shumtë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *