Home / Lajme / Maqedoni / Shkëlzen Doli me koncert në Tetovë (VIDEO)

Shkëlzen Doli me koncert në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 19 mars – Violinisti kosovar më famë botërore Shkëlzen Doli këtyre ditëve qëndron në Tetovë ku para publikut tetovarë sonte do të shfaq një koncert të muzikës klasikës dhe në pjesën e dytë do të ketë edhe muzikë me motive popullore.

Violinisti kosovar më famë botërore Shkëlzen Doli, pasi ka shkëlqyer më përformancën e tij livë në koncertin e Vitit të Ri të Filarmonisë së Vjenës këtyre ditëve qëndron në Tetovë ku para publikut tetovarë sonte do të shfaq një koncert të muzikës klasikës dhe në pjesën e dytë do të ketë edhe muzikë me motive popullore.

Me këtë rast Televizioni Koha ka realizuar një bisedë të shkurtë me Shkëlzen Dolin i cili përgatitej për koncertin e sontëm.

“Ftesa e parë institucionale është nga vetëqeverisja lokale në Tetovë. Kjo është ftesa e parë institucionale që më bëhet nga ndonjë institucion pas paraqitjes time me Albanian soul në koncertin e vitit të ri në Vienë” u shpreh për Televizionin Koha violinisti Shkëlzen Doli.

Disa pjesë nga paraqitja e tij në koncertin e Vienës gjatë vitit të ri do të jenë edhe në programin i cili shfqet sonte në Tetovë.

“Disa tema nga ajo paraqitje do të jenë në programën para publkut tetovarë. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë sidomos me anëtarët e shoqërisë kulturor-artistike “Xheladin Zeqiri”. Pjesa e parë është me muzikë klasike, është një Duo, një piano–violinë e Johan Bramsit. Më pas do të jepet edhe filmi i cili është dhënë në pauzën e koncertit të Vienës gjatë vitit të ri. Më pas pjesa e dytë është me muzikë autoktone të pastër shqiptare”, thotë Violinisti kosovar më famë botërore Shkëlzen Doli, transmeton Televizioni Koha.

Krahas muzikës klasike Doli poashtu në repertoarin e tij ka edhe muzikë popullore shqiptare. Ai thotë se muzika popullore shqiptare e jona është autoktone dhe të njejtën duhet ta kultivojmë.

“Është e jona dhe nuk mund ti ikim, nuk duhet harruar dhe punojmë gjithmonë për atë që të eskplorojmë këtë muzikë”, thotë Doli, për Televizionin Koha.

Ndryshe, mjetet e grumbulluara nga ky koncert i cili shfaqet në Tetovë do të dedikohen për bamirësi. Ai sot ka realizuar takim edhe me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *