Home / Lajme / Maqedoni / Shkëndija dëshpëron Ballistët

Shkëndija dëshpëron Ballistët

22 mars-Në këtë ndeshje nuk kishte prani të tifozëve të Teteksit për shkaqe sigurie, ndërsa futbollistët e Shkëndijës edhe përkundër përkrahjes nuk arritën madje as edhe një pikë të arkëtojnë. Në fund të takimit futbollistët e Shkëndijës janë përcjellur me fishkëllima nga ana e tifozëve Ballistët të cilët me siguri se nuk do tua falin këtë humbje.

Java e 21-të e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë ka sjellur befasinë e radhës, pasi që Shkëndija ka pësuar nga ekipi i Teteksit në ndeshjen e sotme në Tetovë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 kurse në pjesën e dytë skuadra e Teteksit përmes futbollistit Oslonovskiy arriti të shënojë gol në minutën e 62. Pas kësaj ka qenë skuadra e Teteksit e cila është mbrojtur me të gjitha forcat, ndërsa Shkëndija ka sulmuar kohe pas kohe por nuk ka rrezikuar seriozisht portën e kundërshtarit. Duhet theskuar se në pjesën e dytë ekipin mysafir e ndoqi edhe fati kurse Shkëndija vijoi me sulmet por pa sukses. Ekipi kuq e zi në këtë ndeshje kishte shumë përkrahje nga tifozeria Ballistët të cilët gjithmonë dëshirojnë që të fitojnë ndaj rivalit të përbetuar Teteks, por kësaj radhe futbollistët e Shkëndijës dëshpëruan Ballistët dhe tetovarët që ishin në stadium.Në këtë ndeshje nuk kishte prani të tifozëve të Teteksit për shkaqe sigurie, ndërsa futbollistët e Shkëndijës edhe përkundër përkrahjes nuk arritën madje as edhe një pikë të arkëtojnë. Në fund të takimit futbollistët e Shkëndijës janë përcjellur me fishkëllima nga ana e tifozëve Ballistët të cilët me siguri se nuk do tua falin këtë humbje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *