Home / Sport / Shkëndija-Pelisteri luhet në Kumanovë

Shkëndija-Pelisteri luhet në Kumanovë

Tetovë, 10 Mars – Ndeshja Shkëndija-Pelisteri nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë por në qytetin e Kumanovës në stadiumin e Bashkimit, kjo për shkak të fillimit të rikonstrumit të stadiumit në Tetovë.

Ndeshja e javës së 19-të ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Pelisterit të Manastirit nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, siç ishte e parashikuar, por në qytetin e Kumanovës në stadiumin e Bashkimit, kjo për shkak të fillimit të rikonstrumit të stadiumit në Tetovë.

Një delegacion i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), të mërkurën, kanë vizituar stadiumin e Bashkimit dhe pas takimit me Lutfi Hydën, pronarin e Bashkimit, kanë rënë dakord që ndeshja të zhvillohet në këtë fushë.

Ndeshja Shkëndija-Pelisteri luhet të mërkurën me fillim prej orës 14:00 dhe ky është një rast i mirë që pas një kohe të gjatë kumanovarët të shohin një ndeshje futbolli të Ligës së parë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *