Home / Lajme / Botë / Shqiptari vret bullgarin për prostitucion në Hamburg

Shqiptari vret bullgarin për prostitucion në Hamburg

16 Mars – Një shqiptar i moshës 22 vjeçare ka ekzekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba.

Qyteti detar i Hamburgut në Gjermani njihet për faktin që ka rrjetin më të madh të prostitucionit në këtë shtet dhe prej më të mëdhenjëve në Europë. Nuk është kurrfarë sekreti që shqiptarët në këtë qytet tash një dekadë e kontrollojnë këtë sektor mëse përfitues dhe jo rrallë nuk kanë munguar emrat e tyre në mediat gjermane për këtë fakt. Edhepse në “duart” e shqiptarëve duket që pjesa më e njohur e këtij qyteti sërish është futur në beteja të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pjestarëve të bandave tjera të Evropës lindore. Kështu me datën 4 Janar të këtij viti shqiptari nga Kosova Fisnik D. i njohur si pjestar i grupit “Eros Center Gang” kishte vrarë një pjestar të sigurimit në një lokal nate.
Edhe mbrëmë ka ndodhur një vrasje në pjesën e qytetit Billestedt. Një shqiptar i moshës 22 vjeçare ka ekzekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba. Viktima ishte udhëheqës i klubit të natës “Relax” kurse shqiptari që ka kryer aktin menjëherë është dorëzuar në policinë e qytetit e cila ishte vetëm 600 metra larg vendit të krimit. Mediat gjermane bëjnë të ditur se është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut. Prokurori i lartë publik i këtij qyteti ka thënë për Bild Zeitung se ata janë “në fillim të hetimeve” dhe ende nuk kanë të thonë asgjë për detajet e këtyre vrasjeve të cilat duket që do vazhdojnë derisa të sqarohet se kush do fitojë më shumë pushtet në Reeperbahn të Hamburgut.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *