Home / Lajme / Maqedoni / Skenarë për shlyerjen e adresave të mërgimtarëve në Maqedoni

Skenarë për shlyerjen e adresave të mërgimtarëve në Maqedoni

13 mars-Të dy ligjet janë kundërshtuar në lexim të parë në komision nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq për miratimin e këtyre dy ligjeve në lexim të parë në seancë plenare nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve respektivisht parimi i Badenterit

Qeveria e Maqedonisë përmes dy propozim ligjeve, njëri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim dhe tjetri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit synohet të fshihen mërgimtarët si banorë rezident të Maqedonisë. Me ndryshimet e propozuara në Ligjin për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit, shtetasi i cili do të qëndron jashtë vendit për periudhë më gjatë se 3 muaj, me automatizëm MPB-ja do t’ia fshijë vendbanimin e përhershëm në Maqedoni, shkruan sot gazeta e përditshme Koha.

Sipas ndryshimeve ligjore, qytetari i cili ka ndërmend të qëndrojë jashtë shtetit më shumë se tre muaj obligohet që qëndrimin ta paraqesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në vendkalimin kufitar nga i cili e ka lëshuar vendin ose në përfaqësinë diplomatike në vendin ku shkon, edhe atë në afat prej 30 ditëve. “Nëse pas kontrollin në teren nga e pjesëtari i MBP-së konstatohet se shtetasi nuk banon në vendbanim me shumë se tre muaj, atëherë me automatizëm fshihet vendbanimi i tij”, tha Anastasia Ilievska, sekretare shtetërore në MPB gjatë arsyetimit të propozimeve në Komisoni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.

Të dy ligjet janë kundërshtuar në lexim të parë në komision nga deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërkaq për miratimin e këtyre dy ligjeve në lexim të parë në seancë plenare nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve respektivisht parimi i Badenterit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *