Home / Lajme / Maqedoni / Stavrevski e quan “kopil” ministrin Mile Janakievski

Stavrevski e quan “kopil” ministrin Mile Janakievski

2 Mars – Zoran Zaev publikoi audio videon ku Stavrevski e quan kopil Janakievskin dhe Ambasadorin Aivo Orav

Gjatë bisedës, për të cilën kryetari i LSDM-së thotë se është mes Stavrevskit dhe Jankullovskës, dëgjohet në një moment se si Stavrevski e quan ministrin Mile Janakievskin “kopil.”

Jankullovska e përmend Milen (me siguri Janakievskin), kurse Stavrevski thotë “ai është një ndër kopilët më të mëdhenj”.

Biseda gjatë tërë kohës ka të bëjë me harxhimet e padurueshme të cilat bën qeveria.

Në bisedën për të cilën kryetari i LSDM-së, thotë se është mes Stavrevskit dhe Jankullovskës, dëgjohet Stavrevski duke e quajtur “kopil” edhe ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Aivo Orav.

Shkak për këtë ka qenë një akuzë që BE ka bë ndaj ministrisë së financave. Jankullovska thotë se kjo është për shkak se Orav është figurë margjinale dhe nuk mund të ushtrojë ndikim.

Stavrevski kundërpërgjigjet se Brukseli ka dashur t’i japë mbi 20 milionë euro me IPA fonde, që pastaj të “gërryejë brenda buxhetit”. /lajmpress

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *