Home / Lajme / Maqedoni / Stavrevski-Jankullovskës: S’ka para për të paguar as rrymën e MPJ-së

Stavrevski-Jankullovskës: S’ka para për të paguar as rrymën e MPJ-së

2 Mars – Biseda në mes Jankullovskës dhe Stavrevskit dëgjohet se si falsifikohet i gjithë gjendja ekonomike dhe gjendja e buxhetit të shtetit.

Jankullovska dhe Stavrevski merren vesh se si të largojnë nga puna administrator apo të ulin rrogat në administratë për 5 përqind, për të shpëtuar kaosin me buxhetin.

Biseda në mes Jnkullovskës dhe Stavrevskit dëgjohet se si falsifikohet i gjithë gjendja ekonomike dhe gjendja e buxhetit të shtetit. Jankullovska dhe Stavrevski flasin për kotësinë e projektit Shkupi 2014, në kushtet kur buxheti është katastrofë.

Biseda në mes Jankullovskës dhe ministrit të Financave, tregon për vështirësitë me mjetet buxhetore, vështirësitë në grumbullimin e tyre. Zoran Stavrevski pranon se buxheti nuk ka para. Jankullovska propozon që të ulen pagat nga 5 deri në 20 për qind dhe fletë njëkohësisht për rrezikun se MPBJ mund t’ia ndërpresin rrymën.

“Po luaj mendsh me këtë punë, nuk ka para, nga ana tjetër ai porositë fotografi të lyera me arrë në Muzeun e VMRO-së”, dëgjohet të ketë thënë Stavrevski.

Jankullovska thotë se si do të punojë policia kur nuk ka para për rrymën për naftë. Stavrevski ankohet se gjërat të tilla duhet ai ti konfirmojë para opinionit. Ai thotë se në këtë shtet askush nuk dëshiron të flas për realitetin. Stavrevski thotë se tani është e padurueshme dhe nuk din sit ë sillet.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *