Home / Lajme / Maqedoni / Studentët prej sot mund të aplikojnë për tabletë

Studentët prej sot mund të aplikojnë për tabletë

Shkup, 28 Mars – Studentët e universiteteve të Maqedonisë prej sot mund të aplikojnë për vauçerë me vlerë prej 8 mijë denarëve apo 130 euro.

Ky është një projekt qeveritar, që përmes një procedure të përshpejtuar parlamentare ka marrë dritën jeshile gjatë kësaj jave.

Sipas këtij projekti mbi 12 mijë studentë absolventë mund të përfitojnë nga një tablet. Gjithashtu prej sot është hapur shpallja për IT kompanitë që dëshirojnë të ofrojnë produktet e tyre.

Ministria për Shoqëri Informatike ka theksuar se për një shumë të tillë të ofruar mund të përfitohet tablet i klasit të parë.

Të drejtën për të konkurruar për tabletë kanë studentët, familjet e të cilëve kanë të ardhura mujore jo më shumë se 32 mijë denarë. Këto vauçerë mund të shfrytëzohen deri më 25 qershor. Për këtë projekt, Qeveria ka ndarë 1,5 milionë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *