Home / Lajme / Maqedoni / ‘Tetova Bike’: Një nismë për një qytet më të pastër

‘Tetova Bike’: Një nismë për një qytet më të pastër

16 Mars – Motoja jonë është ” për një Tetovë më të pastër dhe për shëndet më të mirë “, moto e cila mund të bëhet realitet vetëm dhe vetëm nga përkushtimi dhe kontributi i secilit prej nesh.

Një grup nga të rinjtë më aktiv të Tetova Bike janë kyçur dhe janë pjesë e nismës tonë vullnetare për të bërë një ndryshim në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve në fushën e transportit në ventin tonë në përgjithësi dhe në Tetovë në veçanti.

Ky grup është formuar natyrshëm dhe i është përkushtuar misionit të cilin e kultivon Tetova Bike. Motoja jonë është ” për një Tetovë më të pastër dhe për shëndet më të mirë “, moto e cila mund të bëhet realitet vetëm dhe vetëm nga përkushtimi dhe kontributi i secilit prej nesh. Përmes kësaj motoje ne (Tetova Bike) po mundohemi ta gjallërojmë qytetin tonë – Tetovën.

Vlen të theksohet se ngasja e biçikletës është një prej mënyrave më ideale për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Të gëzosh një qytet aktiv, frymëzues dhe të pastër është një e drejtë po dhe një detyrim për çdo qytetar. Tetova Bike në kuadër të programit të saj, sot, e dielë (15.03.2015) organizoi një aktivitet rekreativ në qytetin e Tetovës ku morën pjesë dashamirët e biçiklizmit.”Evenimenti i sotshëm ” ishte hapi ynë i parë për këtë vitë kalendarik. Qëllimi i organizimit ishte inkurajimi dhe ndërgjegjësimi i opinionit publik dhe qytetarëve për nevojën e veprimit urgjent për të luftuar ndotjen e shkaktuar nga trafiku i makinave dhe ndotjes së ambientit në përgjithësi në qëndrat urbane

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *