Home / Lajme / Maqedoni / Tetova feston 8 Marsin

Tetova feston 8 Marsin

Tetovë, 8 mars – Në Tetovë, me një sërë aktivitete është shënuar 8 Marsi dita ndërkombëtare e gruas.

Në kuader të programit festiv për 8 Marsin, “Gratë për vetëveten”, organizuar nga komuna e Tetovës, në orët e pasditës u mbajt debat publik për sa i takon barazisë gjinore në shoqërinë tonë. Në ndërkohë, me rastin e festës së “8 Marsit” kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi iu drejtua qytetarëve me fjalë rasti ku njëkohësisht falemenderoi të pranishmit e në veçanti gratë dhe ambasadoret e Gjermanisë dhe të Francës, njofton Televizioni Koha.

Bashkë me kryetaren e komunës në sheshin e Tetovës “8 Marsin” e kremtouan edhe ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni Christine Althauser dhe ambasadorja e Francës. Laurence Auer.Paraprakisht defilesë së “Marigonave”përgjatë rrugëve të Tetovës iu bashkangjitën ambasadori i SHBA Jess Baily bashk me bashkëshorten Capie Polk Baily. Në orët e paraditës në komunën e Tetovës është bërë nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes komunës së Tetovës, projektit të USAID për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe shoqatës për zhvillim lokal rural për përkrahje të fondit “Gratë në Biznes”, njofton Televizioni Koha.

Një natë më parë, komuna e Tetovës në bashkpunim me Shoqatën e Pedagogëve Shqiptarë në Maqedoni, organizuan Akademi solemne në nderë të 7 Marsit. Gjatë kësajë akademie nga komuna e Tetovës u ndanë mirënjohje për disa nga ish-mësuesit tashmë në pension. Në fjalimin e saj, në këtë akademi kryetarja Arifi theksoi rëndësinë dhe madhështinë e profesionit të mësuesit në përgatitjen dhe arsimimin e gjeneratave të reja. Në këtë mbrëmje u vlerësuan me mirënjohje shumë figura të rëndësishme në arsim, poashtu kjo akademi u shoqërua edhe më një program artistik të larmishëm. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *