Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me një stadium modern

Tetova me një stadium modern

10 mars-Ndryshe me këtë kontratë rregullohen obligimet e palëve kontraktuese në lidhje me rekonstruimin e stadiumit të futbollit dhe revitalizimin e terenit të futbollit në kuadër të stadiumit të futbollit, duke vendosur ndriçim me reflektor të stadiumit si dhe shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ekonomizimin me këtë stadium.

Nuk ka më pengesa për nisjen e punimeve për rekonstruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë, i cili duhet të mer një pamje evropiane. Firmosja zyrtare e marraveshjes dy palëshes mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe komunës së Tetovës, shënojnë nisjen zyrtare të hapit të parë për rekonstruimin e “tempullit” të futbollit në perëndim të vendit. Në emër të FFM-së, të zezën në të bardhë e hedhi kryetari i saj Ilço Gjorgjioski, ndërsa në emër të vetqeverisjes lokale këtë marëveshje e firmosi e para e Tetovës, Teuta Arifi. “Tetova njihet si qytet i futbollit ngase, nga ky qytet 3 ekipe garojnë në Ligën e parë, dhe marrëveshja e sotshme bën që ky stadium të merr formën e tillë çfarë e meritojnë futbolldashësit tetovar, konform standardeve europiane.”, ka thënë e para e këtij qyteti. Ndryshe me këtë kontratë rregullohen obligimet e palëve kontraktuese në lidhje me rekonstruimin e stadiumit të futbollit dhe revitalizimin e terenit të futbollit në kuadër të stadiumit të futbollit, duke vendosur ndriçim me reflektor të stadiumit si dhe shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ekonomizimin me këtë stadium.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *