Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari përfundon me kallëzim penal për grabitjen e një pensionisti

Tetovari përfundon me kallëzim penal për grabitjen e një pensionisti

13 mars- Më 7 shkurt të këtij viti, XH.S. (35) nga Tetova, e ka shfrytëzuar rastin kur I.A. (78) nga fshati Podgorcë-Strugë, duke dalë nga Banka ekonomike në Strugë, ku kishte marrë pensionin, duke e shtyar së bashku me dy bashkëpunëtor të tij, ia grabit 145 euro dhe 10.500 denar.

Një grabitës 35 vjeçar nga Tetova përfundon me kallëzim penal për shkak të grabitjes së një pensionisti.

Më 7 shkurt të këtij viti, XH.S. (35) nga Tetova, e ka shfrytëzuar rastin kur I.A. (78) nga fshati Podgorcë-Strugë, duke dalë nga Banka ekonomike në Strugë, ku kishte marrë pensionin, duke e shtyar së bashku me dy bashkëpunëtor të tij, ia grabit 145 euro dhe 10.500 denar.

Viktima me inicialet I.A. (78), nga Podgorca, rastin e ka paraqitur në Stacionin e policisë duke dhënë edhe përshkrimin e personit dhe policia pasi ka bërë identifikimin përmes fotografive, e ka zbuluar kryesin e veprës, që sipas policisë, ai është i njohur për vepra të tilla të ngjashme dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *