Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: 4 të plagosur nga përleshja me thika

Tetovë: 4 të plagosur nga përleshja me thika

Tetovë, 28 Mars – Katër persona janë plagosur në një incident që ka shpërthyer midis disa personave në Tetovë.

Siç mësohet, incidenti i përgjakshëm ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit, kur dy grupet pas një zënke me motive të panjohura kanë nisur përleshjen fizike mes tyre ku janë përdorur edhe thikat.

Në këtë incident të rëndë para syve të qytetarëve, katër veta kanë mbetur të plagosur dhe se menjëherë janë dërguar në Klinikën e Tetovës. Autoritetet e kësaj qendre mjekësore kanë informuar për incidentin dhe katër të plagosurit, duke bërë të ditur se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë, për shkak të plagëve të rënda.

Policia e Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes dhe se ka marrë në pyetje personat e përfshirë në këtë incident, për të zbuluar motivet e tij.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *